Edhe Dukagjini ankohet në referim: Golin e fitores për Dritën e shënoi gjyqtari Visar Kastrati

Futboll

Edhe Dukagjini ankohet në referim: Golin e fitores për Dritën e shënoi gjyqtari Visar Kastrati

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:33
Foto

Dukagjini ka pësuar humbje nga Drita në Gjilan, duke pësuar një gol në minutat e fundit.

Saktësisht në të 90-ën, Drita realizoi nga penalltia me Izair Eminin.

E penalltinë jo-ekzistente po e konsideron klubi nga Klina.

Përmes një njoftimi në Facebook, ata shkruan që golin për fitoren e Dritës e realizoi gjyqtari Visar Kastrati.

“Drita – Dukagjini 1:0. Golashënues gjyqtari Visar Kastrati”, ka shkruar faqja zyrtare e Dukagjinit

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat