Ismet Munishi me fjalë të mëdha për talentin e Llapit, pas barazimit të sotëm

Futboll

Ismet Munishi me fjalë të mëdha për talentin e Llapit, pas barazimit të sotëm

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:41
Ismet Munishi

Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes së Ballkanit me Llapin, ku skuadrat u ndanë baras 1:1.

Munishi pas ndeshjes dukej i kënaqur me barazimin teksa tha se ky ndoshta ka qenë edhe epilogu real.

“Ka qenë epilogu real. Ishte ndeshje e tempos shumë të lartë, Llapi na ka vënë në vështirësi sidomos në kundërsulme”, tha Munishi për SS.

“Ne kemi tentuar me çdo kusht ta shënojmë golin e barazimit, e arritëm më pas kishim raste të tjera, por edhe Llapi kishte rastet e veta”, vlerësoi Munishi.

“Ka qenë një ndeshje që i ka dhënë emocion shikuesve, atyre në bankë dhe atyre që shikuan nga televizionet. Tek e fundit ky është qëllimi i futbollit”.

“Duhet ta përgëzojmë Llapin, bëri ndeshje të mirë sidomos në pjesë të parë. Llapi është skuadër e fortë, shumë e paprështatshme. Te Llapi shkëlqeu Valmir Veliu”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat