Shpërthen Platini: Më përshkruan si Al Capone, PSG mund të quhet dhe Coca-Cola!

Futboll

Shpërthen Platini: Më përshkruan si Al Capone, PSG mund të quhet dhe Coca-Cola!

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:59
Michel Platini

Michel Platini ka dhënë një intervistë për Franco Info duke hedhur baltë mbi klube si PSG dhe sidomos për futbollin modern që në sajë të parave që po xhirojnë është shumë larg atij romantik. Pikërisht ish-presidenti i UEFA-s, i akuzuar për korrupsion dhe i përjashtuar e dënuar për të mos marrë pjesë në botën e topit, sulmon: "Futbolli sot është i themeluar mbi pasurinë! Sot blen më të mirët dhe fiton.

Merrni shembullin e PSG: presidenti është nga Katari, drejtori sportiv është brazilian, trajneri gjerman dhe vetëm një francez në ekip. Quhet PSG, sepse është skuadra e Parisit, por mund të quhej edhe ndryshe pa problem. Mund të quhet edhe Coca-Cola, pak rëndësi ka!".

"Kur isha president i UEFA-s u përpoqa të krijoja turne ku të gjithë mund të kishin ëndrrën për të fituar, por sot është bërë gjithçka e vështirë. Më përshkruan sikur jam Al Capone, por doja zgjerimin e futbollit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat