Feronikeli triumfon në derbin përballë Prishtinës 

Futboll

Feronikeli triumfon në derbin përballë Prishtinës 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:56
Feronikeli triumfon në derbin përballë Prishtinës 

Feronikeli e mposht Prishtinën me rezultat 3:2 në derbin e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës. “Nikli” importon tri pikë domethënëse nga kryeqyteti dhe i futës valles shumë seriozisht për kreun e tabelës.  Ndeshje e fortë është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku u shënuan gjithsej pesë gola.

Feronikeli pas serisë së zezë më në fund iu kthehet fitoreve, duke e mposhtur Prishtinën.  Në minutën e 3-të, Ahmed Januzi nga penalltia e kaloi në epërsi Prishtinën, ndërsa vetëm tre minuta më vonë (6’) Da Silva nga penalltia barazoi shifrat në 1:1.

Në minutën e 49-të, Diar Miftaraj kaloi në epërsi Prishtinës. Feronikeli me kryetrajner të ri, Agim Sopi, bëri përmbysjen! Ata barazuan shifrat 2:2 me golin e Lapidar Lladrovcit pikërisht në minutën e 59-të. Në çastet e fundit, ‘Nikli’ siguroi fitoren e madhe, duke iu falënderuar golit të Da Silvas.

Tri pikë në kohën e duhur për skuadrën nga Drenasi, ndërsa Prishtina zhgënjen tifozët e vet. Prishtina është në vend të katërt me 24 pikë, ndërsa Feronikeli është në pozitën e gjashtë me 22 sosh. ‘Nikli’ ngec për 8 pikë nga lideri Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat