“Po të kisha qenë unë drejtues, Conte nuk do të ishte më tek Interi”

Futboll

“Po të kisha qenë unë drejtues, Conte nuk do të ishte më tek Interi”

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:57
Conte

Ish-drejtori sportiv i Juventusit Luciano Moggi i është përgjigjur disa pyetjeve nga tifozët gjatë një emisioni radiofonik Cose di Calcio. Kur pyetet për fjalët e Conte-s dhe situatën te Napoli, Moggi përgjigjet.

“Nëse Moggi do të kishte qenë drejtues tek Interi, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur. Nuk e di mirë se çfarë bëhet nga brenda, por nën drejtimin tim ky do të ishte fundi i Conte-s.

Ai ka sulmuar kompaninë. Më vjen keq sepse Conte ka qenë lojtari im dhe është një djalë i mirë, por ndonjëherë ai e humb toruan. Ato deklarata nuk duhet të ekzistojnë.

Ndërsa situata e Napolit është më komplekse, lojtarët nuk respektojnë as trajnerin dhe as presidentin. Diçka duhet të ketë ndodhur në fund të ndeshjes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat