Reali i shkakton debakël Galatasarayt! Tottenham hesht Beogradin, Ademi shënon për Dinamon

Futboll

Reali i shkakton debakël Galatasarayt! Tottenham hesht Beogradin, Ademi shënon për Dinamon

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 21:22
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Dy xhiro pa përfunduar faza e grupeve në Champions League në futboll, dy skuadra e kanë siguruar vizën për të tetën e finales, PSG nga grupi A dhe Bayerni nga grupi B, skuadra që kryesojnë në grupet e tyre me nga 12 pikë. Real Madridi nuk e kurseu gjigantin turk, duke i shkaktuar debakël me rezultat 6:0. Futbollisti Rodrygo Goes bëri lojë shumë të mirë dhe shënoi në minutën e 5-të, të 7-tën e 90+2’, kurse Sergio Ramos nga penalltia në atë të 15-tën dhe Karim Benzema në minutën e fundit të pjesës së parë dhe të 81-tën. PSG fitoi tri pikë në konak të vetin. Ata e mposhtën me 1:0 Club Bruggen nga Belgjika. Në minutën e 22-të Icardi realizoi për fitoren e parizienëve.

Në minutën e 76-të Club Brugge pati rast ideal për të barazuar por gjuajtjen e Diagnes nga penalltia e ka pritur portieri Navas. Atalanta dhe Manchester City i ndanë pikët, duke luajtur baras 1:1. Në minutën e 7-të, Sterling kaloi në epërsi Cityn, por Gabriel Jesus dështon nga penalltia në atë të 43-tën, nuk e thelloi epërsinë e kampionit anglez.

Shqiptari Berat Gjimshiti luajti standard për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të. Në minutën e 49-të, Pashaliq barazon rezultatin 1:1 me Manchester Cityn. Lojë mjaft e mirë u zhvillua edhe në mes Dinamo Zagrebit dhe Shakhtarit e cila përfundoi me rezultat 3:3.

Për Dinamon shënuan Petkoviç (15') e Ivanushec (83’), Ademi (89’) dhe për Shakhtarin Alan Patrick (13'), Moraes (90+3’) e Tete (90+3’ - nga penalltia). Goli i shqiptarit Arijan Ademi rezultoi për barazimin e Dinamos. Tottenhamin tregoi forcën në Beograd dhe e dërrmoi me 4:0 Cërvena Zvezdën e Beogradit, duke heshtur të tërin stadiumin “Rajko Mitiç”. Në minutën e 34-të shënoi Celso dhe Son Heung-Min është shënues i dyfishtë, më minutën e 58-të dhe të 61-tëns, si dhe Eriksen (85’).

Grupi A

Real Madrid-Galatasaray 6:0 (4:0)

PSG-Club Brugge 1:0 (1:0)

Tabela

1. PSG 4 4 0 0 12

2. Real Madrid 4 2 1 1 7

3. Club Brugge 4 0 2 2 2

4. Galatasaray 4 0 1 3 1

Grupi B

Bayerni-Olympiakos 2:0 (0:0)

C. Zvezda-Tottenham 0:4 (0:1)

Tabela

1. Bayern 4 4 0 0 12

2. Tottenham 4 2 1 1 7

3. Cërvena Zvezda 4 1 0 3 3

4. Olympiacos 4 0 1 3

Grupi C

Atalanta-Manchester City 1:1 (0:1)

Dinamo (Z)-Shakhtar 3:3 (1:1)

Tabela

1. Manchester City 4 3 1 0 1

2. Shakhtar 4 1 2 1 5

3. D. Zagreb 4 1 2 1 5

4. Atalanta 4 0 1 3 1

Grupi D

Lokomotiva (M)-Juventus 1:2 (1:1)

Bayer-Atletico 2:1 (1:0)

Tabela

1. Juventus 4 3 1 0 10

2. Atl. Madrid 4 2 1 1 7

3. Lokomotiva 4 1 0 3 3

4. Bayer 4 1 0 3 3

***

81' Reali po e shemb me 5:0 Galatasarayn. Benzema shënon golin e dytë të tij personal.

61' Son Heung-Min sërish shkund stadiumin "Rajko Mitiç" në Beograd, Tottenham avancon me 3:0.

Tottenhamin po tregon forcën në Beograd dhe thellon epërsinë në 0:2. Në minutën e 34-të Celso shënoi dhe Son Heung-Min në atë të *58-tën.

Image

Bayer Leverkusen po tregohet shumë i mirë dhe po avancon me 2:0 ndaj Atletico Madridit. Në minutën e 41-të Thomas shënon autogol dhe në atë të 55-tën shton epërsinë në 2:0.

Në minutën e 7-të, Sterling kaloi në epërsi Cityn, por Gabriel Jesus dështon nga penalltia në atë të 43-tën dhe nuk e thelloi epërsinë e kampionit anglez.

Shqiptari Berat Gjimshiti po luan standard për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të. Në minutën e 49-të, Pashaliq barazon rezultatin 1:1 me Manchester Cityn.

Fillojnë pjesët e dyta.

Image

***

Thomas shënoi autogol për epërsinë e Bayer Leverkusenit.

45’ Reali po shfryhet në Galatasarayn. Karim Benzema thellon epërsinë në 4:0 dhe është një epërsi komode.

41’ Partey shënon për Bayer Leverkusenin dhe kalon në epërsi me 1:0 kundër Atletico Madridit.

34' Lo Celso hesht Beogradin, Tottenham në epërsi me 0:1 kundër Cërvena Zvezdës.

Atalanta po humb me 0:1 nga Manchester City. Autor i golit Sterling.

15' Sergio Ramos nga penalltia shënon për 3:0 për Realin ndaj Galatasarayt.

7' Goes në formë dhe shënon sërish, 2:0 për Realin.5' Goes shënon, Reali avancon.

2' Fillojnë ndeshjet.

Reali synon fitore në përballje me Galatasarayn në kuadër të grupit A të Champions League në futboll. Galatasaray kërkon pikët e shpreses per vend të dytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat