Andre Gomes flet për herë të parë pas lëndimit të tmerrshëm

Futboll

Andre Gomes flet për herë të parë pas lëndimit të tmerrshëm

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 22:29
Andre Gomes

Mesfushori portugez, Andre Gomes pësoi në fundjavën që e lamë pas një dëmtim të rëndë, duke e thyer këmbën në kyç.

Ai e la lojën në pjesën e dytë, kur një ndërhyrje e Heung Min Son, e lëndoi lojtarin që iu nënshtrua të hënë operimit që e kreu me sukses.

Gomes i ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur.

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini tashmë gjithçka shkoi mirë. Unë tashmë jam në shtëpi me familjen time”.

“Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe energjinë pozitive. Faleminderit”, ka thënë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat