Tottenhami ka fituar ndaj Crvena Zvezdas në udhëtim me rezultatin e thellë 0-4.
Lo Celso, Eriksen dhe Son me dy gola siguruan fitoren e Tottenhamit në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Heung Min-Son shënoi për Tottenham në Champions League ndaj Crvena Zvezdës dhe ai festoi duke ngritur duart dhe duke i kërkuar falje Andre Gomes.
Vlen të theksohet se Andre Gomes u lëndua në takimin e fundjavës mes Evertonit dhe Tottenhamit, ku pas një dueli me Son theu këmbën e tij.
Lojtari ka kryer me sukses operimin dhe tani do të vazhdojë rikuperimin me skuadrën e Evertonit.