I dhuroi kualifikimin, Costa: “Ky, një prej golave më të rëndësishëm!” - Bota Sot
I dhuroi kualifikimin, Costa: “Ky, një prej golave më të rëndësishëm!”

Futboll

I dhuroi kualifikimin, Costa: “Ky, një prej golave më të rëndësishëm!”

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:48
Douglas Costa

Protagonisti kryesor, Douglas Costa vendosi fitoren e Juventus në transfertë ndaj Lokomotiv Moscow në shifrat 1-2, me atë gol të realizuar në limite, për t’i dhuruar bardhezinjve kualifikimin për në fazën pas grupeve të Champions League.

Një gol të cilin vetë braziliani e ka konsideruar nga më të rëndësishmit të tij te “Zonja e Vjetër”.

“Është njëri prej golave të mi më të rëndësishëm te Juve. Jam i lumtur që u aktivizova dhe që ndihmova skuadrën. Kam luajtur në rolin e trekuartistit disa herë 5 apo 6 vite më parë. Tashmë duhet të përshtatem sërish me atë rol. Përveç të ftohtit, kemi luajtur gjithmonë si skuadër. Kjo na mundësoi të merrnim fitoren në shtëpi”, deklaroi Douglas Costa për “Sky Sport”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat