Lippi zgjedh ekipin e ri të Allegri-t: Është perfekt për ata

Futboll

Lippi zgjedh ekipin e ri të Allegri-t: Është perfekt për ata

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 00:41
Marcello Lippi

Massimiliano Allegri te Manchester United, ky është vizioni i Marcello Lippi-it, ish-trajneri i Italisë. Ai ka dhënë mendiminin e tij në lidhje me te ardhmen e ish-teknikut të Juventus-it në një intervistë të dhënë për Daily Mail.

"Allegri do të ishte mirë kudo dhe është një adhurues i madh i futbollit anglez. Do të isha shumë i lumtur ta shihja në stolin e Manchester United", ka thënë Lippi.

"United përfaqëson historinë, po kalon vite të vështira, por klubi është fantastik dhe secili mund të tregojë se çfarë do të thotë të luash në Old Trafford".

"Mendoj se Solskjaer ka qenë një futbollist i madh dhe tani është një trajner i mirë. Allegri është një profesionist shembullor dhe ka stilin e Juventus-it në gjak".

"Miqësia e madhe që kam me Sir Alex Ferguson më lejon të them se do të ishte zgjedhja më e mirë për United".

Në lidhje me karrierën e tij profesionale, Lippi ka zbuluar: "Kam refuzuar Tott enham-in vetëm sepse nuk njihja gjuhën dhe për dashurinë ndaj Juventus-it. Allegri po studion për të mësuar anglishten dhe është perfekt për stilin British".

"Është i përgatitur, i zgjuar dhe di t'i lexojë shumë mirë ndeshjet. I adhuron sfidat dhe unë e respektoj shumë, mund të bëjë shumë mirë", ka përfunduar Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat