Ademi priti kreun e BKT-së 

Futboll

Ademi priti kreun e BKT-së 

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:36
Ademi priti kreun e BKT-së 

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Agim Dibrani dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ka pritur sot drejtorin gjeneral të Bankës Kombëtare Tregtare, Suad Bakkal, i cili ishte i shoqëruar nga Albion Mulaku, drejtor i korporatave dhe Sevdai Kastrati, menaxher i korporatave të kësaj banke.

Gjatë këtij takimi u bisedua për sferat e ndryshme të bashkëpunimit, teksa drejtuesit e BKT-së përgëzuan drejtuesit e FFK-së për sukseset e arritura dhe për punën e mirë në vazhdimësi.

Po ashtu, u paraqit edhe një projekt i instalimit të sistemit digjital-ekonomik për federatën dhe klubet, për çka mbetet të diskutohet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat