Llapi si gjithmonë kërkon ndihmën e Legjendave për ndeshjen ndaj Prishtinës

Futboll

Llapi si gjithmonë kërkon ndihmën e Legjendave për ndeshjen ndaj Prishtinës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:49
Pamje të ekipit

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet gjatë këtij vikendi.

Pa asnjë dilemë ndeshje kryesore do të jetë në Podujevë ku Llapi e pret Prishtinë. Fituesi nga kjo ndeshje do të bënte një hap të madh drejt luftës për titull. Në anën tjetër humbësi do të bënte një hap shumë të rrezikshëm në këtë garë.

Llapi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se pret një përkrahje të fuqishme nga i gjithë qyteti dhe tifozëria “Legjendat”.

Sipas tyre të shtunën të gjitha rrugët dërgojnë drejt stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Ja njoftimi i plotë i tyre:

Pas kësaj jave kampionati shkon në pushim një javë pasi zhvillohen ndeshjet e kombëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat