Kepa: Jam me fat që kam si trajner Lampardin

Futboll

Kepa: Jam me fat që kam si trajner Lampardin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:15
Kepa Arrizabalaga

Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga ka thënë se ndihet shumë me fat që Frank Lampard është trajneri i tij.

Chelsea vazhdon me formën e mirë, derisa në ndeshjen e kaluar ka barazuar me Ajaxin, transmeton KosovaPress.

Portieri spanjoll ka thënë se tekniku anglez është legjendë e klubit, andaj ndihet me fat që punon nën urdhrat e tij.

“Është trajneri që ka qenë dhe është legjendë në klub. Ishte i rëndësishëm në karrierën e tij si lojtar. Ky është viti i tij i dytë si trajner dhe po tregon të gjithë gjërat që di për futboll, gjëra që ka kaluar me Chelsean, fitimin e titujve si Liga e Kampionëve, Premier Liga dhe të gjithë trofetë e mundshme. Ndihem me fat që e kam si trajner”, deklaroi ai.

Chelsea për momentin është në vendin e katër në Premier Ligë me 23 pikë, tetë pikë me pak se lideri Liverpool që nuk di për humbje në kampionatin anglez, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë kundër Crystal Palace këtë të shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat