Barcelona sytë kah Aubameyang

Futboll

Barcelona sytë kah Aubameyang

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:40
Pierre-Emerick Aubameyang

Barcelona ka filluar të këtë interesim për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi është shikuar nga agjentët e Barcelonës në ndeshjen e fundit dhe ata janë ndarë të kënaqur me lojtarin.

Mediat spanjolle e kanë bërë këtë gjë të qartë se ky transferim mund të ndodh gjatë afatit dimëror.

Sipas disa raportimeve, klubi blaugranas po kërkon sulmues pasi Antoine Griezmann, nuk po gjen formën më të mirë, ndërsa transferimi i Neymar, është shumë i shtrenjtë.

Nga ana tjetër sulmuesi nga Gaboni ka refuzuar kontratën e re me “Topçinjtë”, me shpresën e largimit.

Aubameyang i përfundon kontrata me gjigantin anglez në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat