Edhe Ballkani ankohet për referim, lut FFK-në që të mos e dëmtoj futbollin e Kosovës

Futboll

Edhe Ballkani ankohet për referim, lut FFK-në që të mos e dëmtoj futbollin e Kosovës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:49
Foto

Pas skuadrës së Llapit, tanimë edhe lideri i Superligës, Ballkani është ankuar në referim, gjatë ndeshjes derbi të djeshme ndërmjet tyre dhe Llapit e cila përfundoi me rezultat të barabarta 1:1.

Ballkani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka pohuar se nuk kanë dashur të ankohemi në referim pasi u bë e tepërt më, me këta refer, por pasi që e pamë që ekipi i Llapi-t nuk e ka ndërmend të ndalet edhe ne e kemi të drejtën e shprehjes së mendimit.

“Këto dy raste për penallti, si dhe raste të tjera të cilët dinë ti bëjnë vetëm referët tanë ( nuk duam të aludojmë që kanë qenë me qëllim apo nuk janë vërejtur nga referi kryesor apo anësor ) shkojnë direkt në dëm për klubin tonë si dhe në dëm të futbollit kosovar në përgjithësi. Në mënyrën më të sinqertë iu lutemi Federatës dhe shoqatës së referëve le të kenë kujdes që mos të prishet, dëmtohet futbolli në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në postimin e tyre në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat