Gjilani merr kreun e tabelës! Ferizaj më në fund fiton në fushë të veten

Futboll

Gjilani merr kreun e tabelës! Ferizaj më në fund fiton në fushë të veten

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:58
Gjilani merr kreun e tabelës! Ferizaj më në fund fiton në fushë të veten

Skuadra e Gjilanit merr kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.  Gjilani triumfoi me rezultat bindës 3:1 ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së 14-të.  

Kuq e Bardhët importuan tri pikë të mëdha, ndërsa Vushtrria dëshpëroi tifozët e vet.  Kjo është fitorja e dhjetë e gjilanasve nga 14 ndeshjet e deritashme.

Kryetrajneri Gentjan Mezani ka ndërtuar një ekip të fortë dhe që po jep rezultatet, më së miri e dëshmon edhe renditja në krye të tabelës.

Keita Razak (18'), Armend Halili (43') e Gerhard Progni (78') shënuan për fitoren e Gjilanit. Në fund të takimit (90+5) Bashkimi Shala ngushton humbjen në 1:3. Gjilani prinë m 30 pikë, duke lënë prapa vetes Ballkanin me 30, Dritën me 27, Prishtinën 24, Llapin 24, Feronikelin 22 etj.

Ferizaj më në fund shijon fitoren në konak të vetin dhe i kthehet serisë së mbarë. Ferizaj e mposhti me 1:0 Flamurtarin e Prishtinës, fal golit të Adenis Shalës në minutën e 27-të.

Ferizajasit pas gjashtë humbjeve në konak më në fund fitojnë pikët e para apo realizojnë fitoren e parë para shikuesve të vet, ndërsa tri të tjera i ka arritur në udhëtim.

Flamurtari renditet në vend të 9-të me 12 pikë po aq ka edhe Ferizaj një pozitë më poshtë.

Superliga e Kosovës

Drenica-Trepça '89      3:2

Drita-Dukagjini   1:0

Ballkani-Llapi      1:1

Prishtina-Feronikeli     2:3

Ferizaj-Flamurtari        1:0

Vushtrria-Gjilani           1:3

Tabela

1. Gjilani    14     10     0       4       30

2. Ballkani  14     9       3       2       30

3. Drita       14     8       3       3       27

4. Prishtina          14     7       3       4       24

5. Llapi       14     7       3                 4       24

6. Feronikeli        14     7       1       6       22

7. Drenica  14     5       5       4       20

8. Trepça ’89       14     5       4       5       19

9. Flamurtari       14     3       3       8       12

10. Ferizaj  14     4       0       10     12

11. Vushtrria       14     2       3       9       9

12. Dukagjini      14     2       2       10     8

Në fundjavë takohen: Feronikeli-Drita, Llapi-Prishtina, Gjilani-Drenica, Trepça '89-Ballkani, Dukagjini-Flamurtari dhe Vushtrria-Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat