Pogba komenton statusin e Bonucci, tifozët bardhezinj e mbysin me kërkesa

Futboll

Pogba komenton statusin e Bonucci, tifozët bardhezinj e mbysin me kërkesa

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:58
Pogba

Një koment i Paul Pogba në një postim të Leonardo Bonucci në Instagram ka ndezur imagjinatën e tifozëve të Juventusit për mesfushorin francez, i cili në verë dukej se do të kthehej në Torino. 

"Objektivi i parë sezonal i arritur. Le ta shijojmë këtë kualifikim, sepse nga ndeshjet e fituara në këtë mënyrë ka vetëm për të mësuar. Nga nesër mendojmë për kampionatin”, - shkruajti mbrojtësi i Juventusit në rrjetin social, pasi siguroi matematikisht vendin në raundin tjetër, me eliminim direkt, të Champions-it.

"Capitanooooo" - është komenti i Pogba për statusin e Bonucci, i cili mori qindra pëlqime. "Kthehu në shtëpi, bir", "të presim në janar", "kthehu, të lutem, të dua", "ne kemi nevojë për klasin tënd"…, janë vetëm disa nga komentet e tifozëve të Juventusit, të cilët shpresojnë në një rikthim të mesfushorit të Manchester United, i cili e ka veshur fanellën bardhezi nga viti 2012 deri më 2016.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat