Udhëhoqi revoltën, pritet vendim esktrem për kapitenin e Napolit! - Bota Sot
Udhëhoqi revoltën, pritet vendim esktrem për kapitenin e Napolit!

Futboll

Udhëhoqi revoltën, pritet vendim esktrem për kapitenin e Napolit!

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:23
Lorenzo Insigne

Situata te Napoli është gjithmonë e më e sikletshme pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit me veprimin e futbollistëve të cilët kanë refuzuar të grumbullohen në Kastelvolturno pas ndeshjes me Salzburg në Champions dhe më pas në stërvitjen e ditës së mërkurë.

Presidenti De Laurentiis ka qenë në kontakt me avokatin e klubit dhe madje ka marrë në konsideratë edhe të gjobisë me gjysmat e rrogës mujore të futbollistëve për këtë sjellje. "Ik thuaj yt ati se ne do të ikim në shtëpi!", ishte fjalia që Insigne i ka thënë të birit të Aurelio de Laurentiis në dhomat e zhveshjes. Insigne, Allan & Co kanë lidhur pakt mes tyre dhe nuk kanë zbatuar urdhërat, ndërsa klubi i ka lënë përgjegjësinë Carlo Ancelottit duke vendosur heshtje shtypi.

Por, "Gazzetta dello Sport" shkruan dhe se ai që mund ta pësojë më keq nga të gjithë është kapiteni Lorenzo Insigne, të cilit mund t'i hiqet shiriti dhe përfundojë disa ndeshje në tribunë pasi ishte ai që udhëhoqi revoltën bashkë me Allan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat