Manchester United ende nuk kanë hequr dorë nga mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen.
Sipas mediave angleze “Djajtë e Kuq”, besojnë që mund ta transferojnë danezin gjatë afatit dimëror.
Danezi do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe klubi kërkon ta shesë në janar në mënyrë që të fitojë disa para.
Eriksen ka refuzuar United gjatë afatit veror, pasi dëshiron të luaj në një kampionat tjetër, mirëpo kjo nuk ka bërë që klubi anglez të heq dorë.
Ylli danez mbetet i lidhur me disa gjigantë evropian si PSG, Juventus, Bayern, por dëshira e tij është të luaj në fanellën e Real Madridit.