Keçi: Kjo është sëmundje e futbollit të Kosovës

Futboll

Keçi: Kjo është sëmundje e futbollit të Kosovës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:13
Keçi: Kjo është sëmundje e futbollit të Kosovës

Trajneri Sunaj Keçi është shprehur i pakënaqur me referimin, në ndeshjen ku skuadra e tij Flamurtari pësoi humbje nga Ferizaj.

Flamurtari u mund minimalisht në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës, transmeton Insporti. “Me këtë referim kurrë s’kam qenë i kënaqur, kjo është sëmundje e futbollit kosovar”, tha Keçi pas ndeshjes për Supersport Kosovën.

“Kjo është anomali pasi që po e shohim javë për javë nuk akordohen penalltitë”, theksoi ai.

“Por nuk jam unë njeriu adekuat, ka komisione le të merren me ta (gjyqtarët)”, shtoi ai.

Ai pati ankesa edhe për kalendarin e ngjeshur, ku tha se futbollistët e Superligës së Kosovës nuk mund ta përballojnë një të tillë.

“Kemi pasur kalendar të vështirë, është ndeshja e tretë për 8 ditë, është vështirë që një lojtar i Superligës së Kosovës ta përballojë këtë”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat