Besiktashi kërkon talentin e Llapit!

Futboll

Besiktashi kërkon talentin e Llapit!

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:45
Besiktashi kërkon talentin e Llapit!

 

Klubi i famshëm turk, Besiktash, ka në “llupën” e tij një futbollist të Ipko Superligës.

 

Bëhet fjalë për transferimin e verës te skuadra e Llapit, Emir Umit.

Sipas mediave turke, Umit është nën vëzhgimin e Beshiktashit, pasi që iu ka lënë përshtypje pozitive skautëve të gjigantit turk, përcjellë Gazeta Olle. Lajmi është konfirmuar nga gazeta e njohur turke, “Fanatik”. “Skautët e Beshiktashit kanë dhënë një raport pozitiv për futbollistin e Llapit të Kosovës, Emir Umit”, shkruan gazeta turke.

“Mbrojtësi 19-vjecar, i gjatë 1.87 centimetra, është një futbollist shumë premtues që luan me dy këmbët”, vazhdon ajo.

Ndryshe, Umit u transferua në verë te skuadra e Llapit.

Ai ka kontratë 2-vjeçare me klubin nga Podujeva.

Umit ka lindur në Belgjikë dhe ka luajtur për disa skuadra të futbollit atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat