Berisha ‘fatal’ për Lazion në humbjen ndaj Celticut

Futboll

Berisha ‘fatal’ për Lazion në humbjen ndaj Celticut

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 21:12
Valon Berisha

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi nuk i ka dhënë shumë hapësirë Valon Berishës në kampionatin italian.

Megjithatë më tepër konsideratë për mesfushorin kosovar ka pasur në Ligën e Evropës, ku Berisha sonte luajt ndeshjen e 3-të këtë edicion.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të kundër Celticut, por këtë paraqitje duhet ta harroj sa më shpejtë, shkruan Indeksonline.

Mesfushori kosovar humbi një rast ideal te rezultati 1-1.

Më pas bëri një gabim në pasim, nga i cili aksion Celticu shënoi golin e fitores në minutën e 95-të.

Me shumë gjasë, Berisha do të largohet nga ekipi romak në afatin kalimtar të janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat