Greenwood futet në histori të Manchester United - Bota Sot
Greenwood futet në histori të Manchester United

Futboll

Greenwood futet në histori të Manchester United

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Mason Greenwwod është lojtari që është futur në histori të skuadrës së Manchester United.

United është duke luajtur ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës, kundër Partizan Beograd, ku po triumfon me rezultatin 3:0.

Në këtë ndeshje gol dhe asistim ka regjistruar Greenwood, duke u futur kështu në histori të skuadrës së Manchester Utd.

Me 18 vite dhe 37 ditë, Greenwood është lojtari më i ri që shënon gol dhe regjistron asistim në një ndeshje të nivelit evropian me skuadrën e Man Utd.

Lojtari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga tifozët e skuadrës dhe kjo paraqitje mund t’i ndihmojë shumë për të fituar një vend në formacionin titullar edhe për ndeshjet e tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat