Dy ndeshje për 24 orë, Liverpooli gjen trajner të ri - Bota Sot
Dy ndeshje për 24 orë, Liverpooli gjen trajner të ri

Futboll

Dy ndeshje për 24 orë, Liverpooli gjen trajner të ri

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:27
Klopp

Liverpooli do të luajë dy ndeshje për 24 orë!

Një çmenduri e vërtetë, pasi skuadra e Klopp do të luajë në Carabao Cup kundër Aston Villes më 17 dhjetor, ndërsa me 18 dhjetor do të zbresë në fushë për botërorin e klubeve. 

"Redsat" i kanë dhënë më shumë rëndësi botërorit të klubeve, aty ku Klopp do të udhëtojë me skuadrën e parë. Sfida në Carabao Cup do të shohë në fushën e lojës ekipin e Liverpoolit U-23. Drejtuesit kanë vendosur që ekipi të drejtohet nga Alex Inglethorpe. Drejtuesit i kanë kërkuar dhe legjendës së klubit Jamie Carragher që të asistojë në drejtimin e skuadrës. Ky i fundit e ka pranuar vetë diçka të tillë. Ai ka konfirmuar gjithçka me një postim në "Twitter". 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat