Mane i kundërpërgjigjet Pep-it: Është shumë dinak

Futboll

Mane i kundërpërgjigjet Pep-it: Është shumë dinak

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:11
Mane, Pep

Përgjigje dhe kundërpërgjigje në distancë mes Pepe Guardiola-s, trajneri i Manchester City-t, dhe Sadio Mane-së, sulmuesi i Liverpool-it.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja e madhe e Premier League mes dy gjigantëve të futbollit anglez, trajneri i "Qytetarëve" ka kuazuar sulmuesin se simulon shpesh në zonën e rreptësisë.

Tani ka ardhur përgjigjja e senegalezit. "Besoj se ka qenë një lëvizje dinake nga ana e tij, për të zhvendosur vëmendjen e arbitrave tek  unë", ka thënë Mane për Goal.com.

"Unë luaj futbollin tim, gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Nuk u jap shumë rëndësi këtyre gjërave sepse janë pjesë e futbollit. Fjalët e Guardiola-s kanë pak rëndësi për mua".

"Penalltia kundër Aston Villa-s? Nuk e di, e keni parë më mirë ju. Kam marrë karton të verdhë për simulim, por ka patur kontakt. Sigurisht, do të rrëzohem përsëri në zonë nëse do të pësoj faull. Klopp ka patur të drejtë kur ka thënë se nuk jam një simulues".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat