Immobile, sulmuesi që po udhëheq Lazio dhe lumturon Italinë

Futboll

Immobile, sulmuesi që po udhëheq Lazio dhe lumturon Italinë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 10:08
Lazio

Një pjesë e parë e sezonit për t’u vendosur në kornizë nga Ciro Immobile, i cili po e udhëheq Lazio si në Serie A, ashtu edhe në “Europa League”. Sulmuesi bardhekaltër ka shënuar tashmë 15 gola në të gjitha garat, duke u renditur i dyti në kontinent në këtë drejtim, vetëm pas Robert Lewandowski.

Vetëm polaku i Bayern Munich ka bërë më mirë sesa ai, me shënimin e 21 golave në të gjitha garat. Immobile është pra në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve më të mire, në pesë kampionatet kryesore europiane.

Një mesatare finalizimi mbresëlënëse për sulmuesin e datëlindjes 1990, i cili gjatë sezonit të kaluar kishte më shumë vështirësi se zakonisht në gjetjen e rrugës së rrjetës. Në sezonin para Kampionatit Europian, ai po kthehet në nivele shumë të larta. Kandidimi për të qenë titullar, në qendër të “tridentit” ofensiv axurr, tashmë është më i plotë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat