Inter tenton ta transferojë sulmuesin e Chelseas

Futboll

Inter tenton ta transferojë sulmuesin e Chelseas

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Inter është duke tentuar që ta përforcojë edhe më shumë repartin e sulmit.

Trajneri Antonio Conte pas humbjes nga Dortmundi, ka shfaqur shenja pakënaqësia për fondin e lojtarëve që ka në dispozicion dhe menjëherë ka bërë disa kërkesa tek drejtuesit e klubit.

Inter po mendon ta transferojë sulmuesim e Chelsea-s, Oliver Giroud, të cilit i skadon kontrata në muajin qershor.

Me trajnerin Frank Lampad, francezi nuk po gjenë hapësirën e duhur te “Blutë e Londrës” dhe është në kërkimi të një skuadre ku mund të luajë më shumë.

Edhe trajneri i Francës, Deschamps e ka këshilluar francezin që të ndërroj skuadër, për të pasur minutazh më shumë në fushën e gjelbër.

Kontaktet e para me agjentin e lojtarit tashmë kanë nisur, i cili mund ti bashkohet Interit me një kontratë 2 ose 3 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat