Në Poloni zbulojnë të ardhmen e Arlind Ajetit, mbrojtësi zgjedh skuadrën shqiptare

Futboll

Në Poloni zbulojnë të ardhmen e Arlind Ajetit, mbrojtësi zgjedh skuadrën shqiptare

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:33
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti është momentalisht pa skuadër.

Mbrojtësi I Kombëtares shqiptare që nga korriku është pa ekip dhe tashmë pret të nis një aventurë të re.

Pas largimit nga Grasshoperi, Ajeti nuk ka gjetur ende skuadër dhe në mediat shqiptare është përfolur se Tirana është në negociata me një mbrojtës të Kombëtares, por pa zbuluar emrin.

“Transfery.info”, në Poloni ka bërë një artikull me lojtarët që janë të lirë dhe nuk kanë gjetur ende skuadër. Në listë është përfshirë dhe Ajeti dhe në artikullin për mbrojtësin shqiptar “Transfery.info”, shkruan se lojtari ka pranuar të rikthehet në vendin e tij madje ka filluar stërvitjen me Tiranën.

Një lajm që nuk ka ende kofirmime pasi mbrojtësi nuk po stërvitet me bardheblutë, por duke parë që lajmi është përhapur nga një media e huaj diçka duket se do të ndodh. Tashmë ngelet për t’u parë nëse Ajeti do të jetë goditja e Tiranës në merkaton e janarit apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat