Ismet Munishi plotëson CV-në e tij, takohet me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj

Futboll

Ismet Munishi plotëson CV-në e tij, takohet me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:03
Ismet Munishi dhe Ardjan Takaj

Trajneri i skuadrës Ballkani në kampionatin kosovar, Ismet Munishi, në një postim të bërë në rrjetet sociale ku në fotografi duket me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, i ka dalë në mbrojtje.

Të dy janë takuar në Therandë:

“Ky burrë këtu, Tan Takaj dhe skuadra e Skënderbeut kanë bërë diçka që asnjë skuadër as president klubi Shqiptar nuk ja bërë me parë.

Por siç dimë vetëm ne shqiptarët të shkatërrojmë, shkatërruam lokomotivën e futbollit mbarëkombëtar, me intriga, shpifje e spiunllëqe.

Forca Skënderbeu se do të dalësh fitimtar si gjithmonë”, shkruan Munishi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat