Juventus me një super plan për transferimin e Pogbas

Futboll

Juventus me një super plan për transferimin e Pogbas

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:31
Pogba

Juventus duket se janë të vendosur që të rikthejnë Paul Pogban në Torino.

Pogba ka kaluar disa sezone me Juventus, duke kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij, para se të kthehej tek Manchester United.

‘Zonja e vjetër’ është e interesuar që të ketë përsëri shërbimet e mesfushorit francez, dhe për këtë kanë një super plan.

‘Tuttosport’ raporton se Juventus janë gati të ofrojnë para + shërbimet e njërit prej Emre Can, Blaise Matuidi, Mario Mandzukic ose Daniele Rugan.

Manchester United kanë qenë të interesuar për Mario Mandzukic më herët. Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje që do të dërgonte Pogban në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat