Zidane: Benzema e meriton të rikthehet në kombëtaren franceze

Futboll

Zidane: Benzema e meriton të rikthehet në kombëtaren franceze

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Karim Benzema

Benzema në 10 vitet e fundit ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi francez, Karim Benzema e meriton të luajë sërish për Francën. Edhe pse Benzema në 10 vitet e fundit ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë, ai nuk ka luajtur për vendin e tij që nga viti 2015. Zidane pretendon që sulmuesi ende ka dëshirë ta përfaqësoj vendin e tij.

“Ai gjithmonë ka dashur të luajë për ekipin francez. Për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh. Por, nëse e shohim nga pikëpamja sportive, ai është më i miri. Unë mendoj se ai duhet të ketë patjetër një vend për të në kombëtaren franceze”, ka thënë ai.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ka asnjë paraqitje me ekipin kombëtar që nga viti 2015, pasi ai dyshohet se ishte i përfshirë në një komplot për të shantazhuar, Mathieu Valbuena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat