Costa: Milan meriton respekt - Bota Sot
Costa: Milan meriton respekt

Futboll

Costa: Milan meriton respekt

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:46
Douglas Costa

Douglas Costa ka tregaur respekt të madh për skuadrën e Milan, edhe pse kjo e fundit po kalon në krizë të rezultateve.

Anësori i Juventus, Costa, ka thënë se skuadra aktuale e Milan meriton respekt të madh, para duelit direkt që luhet në vikend.

Milan ishte skuadra e fundit që fitoi titullin në Serie A, para se të fillonte dominimi total i ‘Zonjës së vjetër’, kurse tani, ata janë në startin më të dobët në histori.

Përkundër kësaj, braziliani Douglas Costa mendon se duhet pasur respekt të madh dhe kujdes nga Milan.

“Është e qartë se Milan i dikurshëm ishte skuadër e madhe dhe fitonte gjithçka, por mendoj se edhe skuadra aktuale është e mirë dhe meriton respekt” ka thënë Costa.

“Paqueta është një nga lojtarët e rëndësishëm. E njoh atë mirë nga skuadra kombëtare. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme” shtoi tutje anësori.

Juventus do të jetë nikoqir i Milan në ndeshjen që luhet të dielën, me fillim nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat