Ky lajm nuk i duhej Kosovës – Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa

Futboll

Ky lajm nuk i duhej Kosovës – Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 00:00
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka vënë në presion të madh Kombëtaren e Kosovës dhe gjithë përkrahësit e saj.

Ylli i Dardanëve ishte spektakolar në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa, duke realizuar dy gola, por jo gjithçka ka shkuar mirë.

Lojtari pati një duel të fortë në minutat e fundit të ndeshjes, dhe duket se aty ai ka pësuar një dëmtim që nuk dihet se sa do të jetë problematik.

Muriqi ka thënë se ka lënduar pakëz nyjen e këmbës së djathtë, dhe do të duhet të pushojë disa ditë, përcjell lajmi.net.

Nuk ka akoma ndonjë ekzaminim mjekësor nga skuadra turke.

Shpresojmë që lojtari të jetë krejtësisht i gatshëm për ndeshjet e Kosovës, kundër Çekisë e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat