Liverpool e shkatërroi, rrëfimi i gjermanit: “Duhej të disiplinohesha, largimi ishte i pashmangshëm”

Futboll

Liverpool e shkatërroi, rrëfimi i gjermanit: “Duhej të disiplinohesha, largimi ishte i pashmangshëm”

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 00:16
Liverpool

Markus Babbel ka qenë një mbrojtës i nivelit të lartë, mes më të fortëve në futbollin gjerman, që sundoi në vitet ’90 dhe 2000. Por fatkeqësia e tij profesionale ishte që milotoi në përfaqësuesen e Gjermanisë në kohën kur Mannschaft ishte në rindërtim.

Gjithsesi Babbel ka fituar shumë me Bayern Munich, për tu transferuar më pas, në moshën 28-vjeçare te Liverpool, ku qëndroi për 2 vite e gjsymë, duke fituar 5 trofe, por duke përjetuar edhe dramën e sindromës së Guillain-Barré, me të cilën u diagnostikua.

“Për një burrë beqar, Liverpool dhe Anglia në përgjithësi janë vendi ideal, por unë isha futbollist… qëndroja gjithmonë jashtë duke pirë alkool dhe duhan. Duhej të rekuperohesha nga dëmtimi, ndaj do të më kishte shërbyer disiplina, por për dy vite pata një stil jete të tmerrshëm. Për këtë u detyrova të largohesha, kisha nevojë të disiplinohesha”, deklaroi gjermani për “The Coaches Voice”.

 “Për tu rikthyer të isha një futbollist në 100% ishte e pashmangshme që të ndryshoja ambient. Në Angli është shumë e lehtë të gjendesh duke bërë gjëra të çmendura”, shtoi Babbel, që sot drejton skuadrën e Western Sydney Warriors, që aderon në kategorinë superiore të kampionatit Australian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat