Douglas Costa zbulon bisedën që çoi te goli kundër Lokomotiv-ës

Futboll

Douglas Costa zbulon bisedën që çoi te goli kundër Lokomotiv-ës

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 08:13
Douglas Costa

Sulmuesi i Juventus-it, Douglas Costa, ka folur për golin që i dhuroi kualifikimin skuadrës së tij në fazën me eliminim direkt të Champions League në një intervistë të dhënë për Sky.

"Isha në pozicionin e fantazistit dhe kisha vështirësi për të gjetur hapësira. Kështu, pasi fola me Bonucci-n dhe Dybala-n, vendosa të zhvendosesha në krahun e majtë", ka thënë braziliani.

"Kur kam shmangur dy mbrojtës, kam parë se kisha hapësirë për të depërtuar në qendër. Higuain bëri një veprim të zgjuar me atë pasim me thembër, më pas unë kam ruajtur gjakftohtësinë dhe kam shënuar".

"Ka qenë një aksion i bukur, meritë edhe e Higuain".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat