Disiplinori dënon Vushtrrinë, pezullohet edhe zyrtari i Feronikelit

Futboll

Disiplinori dënon Vushtrrinë, pezullohet edhe zyrtari i Feronikelit

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 10:38
Disiplinori dënon Vushtrrinë, pezullohet edhe zyrtari i Feronikelit

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar skuadrën e Vushtrrisë me dy ndeshje pa prezencën e publikut pas incidentit të shkaktuar në ndeshjen e xhiros së kaluar me Gjilanin.

Tifozët Vushtrrias gjatë ndeshjes përveçqë kanë bërë fyerje raciste dhe hedhjeve të gjësendeve në fushë, ata edhe kanë goditur në kokë me një shkrepse gjyqtarin e katërt të ndeshjes.

Disiplinori ka pezulluar deri në një vendim të ri edhe ekonomin e KF Feronikelit, Elmi Limani pasi i njëjti ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën Prishtina – Feronikeli për shkak të fyerjeve dhe tentim sulmi në gjyqtarin anësor të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat