Mbappe te Liverpool? Klopp tregon sa shanse ka ky skenar i çmendur - Bota Sot
Mbappe te Liverpool? Klopp tregon sa shanse ka ky skenar i çmendur

Futboll

Mbappe te Liverpool? Klopp tregon sa shanse ka ky skenar i çmendur

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 10:39
Jurgen Klopp, Kylian Mbappe

Jurgen Klopp është një tifoz i madh i Kylian Mbappe, por theksoi se nuk ka shanse ta ketë në dispozicion te Liverpool. Në fakt, ditët e fundit ka pasur zëra se 20-vjeçari mund të ishte objektiv i kampionëve të Europës në fuqi. Sidoqoftë, vetë francezi duket se ka dëshirë të bashkohet me Real Madridin, pas përfundimit të kontratës në “Parce des Princes”. "Ok, nga një këndvështrim sportiv nuk ka asnjë arsye për të mos nënshkruar me Mbappe, duke ditur se çfarë lojtari është ai, - tha Klopp. 

- Por bëhet fjalë për paratë, natyrisht. Nuk kemi shanse. Absolutisht jemi pa shanse që të firmosim me të. Më vjen keq që e vras këtë histori, e cila po përflitet në media. Nuk mendoj se ka një klub në botë, që mund ta blejë Kylian Mbappe nga PSG. Edhe ne e kemi të pamundur. Nuk kemi asgjë më shumë për të thënë, që të jemi të sinqertë. Blerja e këtij lojtari është tepër e vështirë".

Drejtori i PSG, Leonardo, foli këtë javë mbi zërat e vazhdueshëm se Real Madridi po e josh Mbappe. Braziliani nënvizoi se 20-vjeçarit i duhet të përqendrohet në përmbushjen e potencialit të tij dhe të mos ngatërrohet me spekulimet e merkatos: "Po, kjo situatë më shqetëson pak. Nuk është koha për të folur për këtë. Ai ka ende dy vite e gjysmë kontratë me PSG. Tani është koha për t’i ndaluar këto thashetheme. Kylian është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është lojtari më i mirë i ri, që ka Franca. Është kampion botëror dhe madje edhe lojtari më i mirë në botë. Kjo nuk është koha për ta destabilizuar atë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat