E papritura nga Granit Xhaka

Futboll

E papritura nga Granit Xhaka

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:09
E papritura nga Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka vendosur të mos paraqitet në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në kuadër të Premier Ligës, që do ta zhvillojë kundër Leicester City, shkruan Insporti. Xhaka i ka thënë trajnerit spanjoll Unay Emery se nuk është i gatshëm të luajë kundër ish kampionit anglez këtë fudnjavë.

Këtë e ka konfirmuar trajneri spanjoll Emery në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Ende jo” ishte përgjigjja e trajnerit spanjoll në pyetjen e gazetarëve se a do të paraqitet Xhaka.

Arsenali para disa ditësh mori vendimin që t’i hiqet shiriti i kapitenit mesfushorit shqiptar, pas incidentit me tifozët e klubit në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Tashmë, e ardhmja e tij në klubin londinez është e pa sigurt, pasi kanë filluar spekulimet se ai mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Ndryshe, Arsenali sot do të zhvillojë ndeshjen me Leicester City në udhëtim prej orës 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat