Prishtina shemb me gola Llapin

Futboll

Prishtina shemb me gola Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 14:56
Prishtina shemb me gola Llapin

As laiku më i madh nuk e ka pritur se Prishtina do të fiton me rezultat kaq të thellë 4:1 kundër Llapit, në ndeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një atmosferë të mirë Llapi shembet me gola nga Prishtina e disponuar. 

Lojë jashtëzakonisht e mirë e Prishtinës dhe një Llap që dëshpëroi të gjithë me lojë.

Në minutën e 25-të, Endrit Krasniqi pas një solo depërtimi gjuan me të djathtën nga jashtë zonës dhe realizon për 0:1. 

Pas shtatë minutave (32’), Prishtina thellon epërsinë me golin e Ahmet Halitit. Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 46-të, Ahmed Januzi trefishon epërsinë (0:3). Në minutën e 71-të, Armend Thaçi shënon dhe 0:4.  

Megjithatë, llapjanët gjejnë golin kur Kastriot Selmani realizon për 1:4. Loja më e mirë e Prishtinës dhe e cila iu revanshua llapjanëve për humbjen në “Fadil Vokrri” me 1:0.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, padyshim është i kënaqur që fituan derbin rajonal karshi homologut të tij Tahir Batatinës.

Prishtina renditet në vend të katër me 27 pikë ngec për tri pikë nga lideri Gjilani dhe Ballkani që mban pozitën e dytë, kurse Llapi është në vend të pestë me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat