Leart Paçarada në formë, asiston për fitore në Gjermani - gati për Çekinë dhe Anglinë

Futboll

Leart Paçarada në formë, asiston për fitore në Gjermani - gati për Çekinë dhe Anglinë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 14:57
Leart Paçarada në formë, asiston për fitore në Gjermani - gati për Çekinë dhe Anglinë

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, tregoi lojë të madhe me ekipin e Sandhausenit, si vendas triumfuan me rezultat 3:2 ndaj të papërshtatshmit Greuther Furth, në takimin e javës së 13-të të Bundesliga II.

Futbollisti Paçarada, djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, si gjithnjë standardë, dha maksimumin dhe është prej më të merituarve për këtë fitore.  Në minutën e 64-të, rivënia e këndit ndërsa Paçarada harkon për mrekulli dhe Kevin Behrens kërcen më së larti duke shënuar me kokë për 2:2.

Asistim fenomenal i Paçaradës, që u duartrokit nga tifozët në stadium. Për Sandhausen shënuan: Behrens (45+1’-nga penalltia e 64’) e Bouhaddouz (90+3’) dhe për Greuther Furth Green (13’) e Hrgota (52’). Duhet theksuar se në minutën e 13-të, Green shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, ku topi futet në këndin e epërm të djathtë.

Paçarada luajti i plotë dhe ishte prej më të mirëve, duke konfirmuar formën në prag të sfidave me Çekinë me 14 nëntor në Plzen dhe me 17 nëntor ndaj Anglisë në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Greuther Furth është në vend të pestë me 18 pikë, ndërsa Sandhausen është i 7-ti me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat