Skuadra e Drenicës nga Skenderaj kthehet me një pikë të madhe nga Gjilani, duke barazuar me rezultat 1:1 me liderin Gjilanin, në takimin e javës së 15-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Në minutën e 39-të, penallti për Gjilanin, pasi që me dorë kishte luajtur Drilon Lladrovci. Fiton Hajdari ka qenë i saktë nga penalltia dhe kaloi në epërsi gjilanasit me 1:0.
Në minutën e 71-të, Harmon barazon rezultatin dhe i sjellë një pikë të madhe Drenicës. Në minutat shtesë Harmon u ndëshkua me karton të kur dhe u përjashtua nga loja. Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 ndahet baras (0:0) me Ballkanin nga Theranda.
Pikë e madhe për Ballkanin, kurse Trepça ’89 pati më shumë raste por mbeten të kënaqur me një pikë. Gjilani kryeson renditjen me 31 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 31, Drenica renditet në vend të shtatë me 21 dhe Trepça ’89 në pozitën e tetë me 20 sosh.
IPKO Superliga e Kosovës
Gjilani-Drenica 1:1
Trepça '89-Ballkani 0:0
Llapi-Prishtina 1:4
Feronikeli-Drita 0:0
E hënë
Vushtrria-Ferizaj 13.00
Dukagjini-Flamurtari 13.00
Tabela
1. Gjilani 15 10 1 4 31
2. Ballkani 15 9 4 2 31
3. Drita 15 8 4 3 28
4. Prishtina 15 8 3 4 27
5. Llapi 15 7 3 5 24
6. Feronikeli 15 7 2 6 23
7. Drenica 15 5 6 4 21
8. Trepça ’89 15 5 5 5 20
9. Flamurtari 14 3 3 8 12
10. Ferizaj 14 4 0 10 12
11. Vushtrria 14 2 3 9 9
12. Dukagjini 14 2 2 10 8
Në javën e ardhshme do të takohen: Prishtina-Trepça '89, Drita-Llapi, Ballkani-Gjilani, Flamurtari-Feronikeli, Drenica-Vushtrria dhe Ferizaj-Dukagjini.