Ibrahimi hero i fitores së Shkëndijes

Futboll

Ibrahimi hero i fitores së Shkëndijes

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 15:05
Ibrahimi hero i fitores së Shkëndijes

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, kthehet me tri pikë të mëdha nga Shkupi. Shkëndija triumfoi me rezultat 2:1 kundër Rabotniçkit, në ndeshjen e javës së 14-të. 

Hero i fitores është sulmuesi Agim Ibrahimi që shënoi nga penalltia në minutën e 19-të dhe në atë të 91+1. Futbollisti Ibrahimi me bashkëlojtarë treguan lojë shumë të mirë dhe kjo fitore ngjallë gjasat për titullin e kampionit.  

Sarkoski shënoi në minutën e 6-të për vendasit por nuk iu mjaftoi. Shkëndija ngritët në vend të tretë me 21 pikë, ka nëntë me pak se lideri Vardari dhe Rabotniçki është në fund me 11 sosh.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Rabotniçki-Shkëndija    1:2
Boreci-Makedonija GP    1:1
Renova-A. Pandev    1:1
Sileksi-Shkupi    1:0
Struga Trim & Lum-Vardari    2:1

Tabela
1. Vardari    14    9    3    2    30
2. Akademija Pandev    14    7    5    2    26
3. Shkëndija    14    6    3    5    21
4. Sileksi    14    7    0    7    21
5. Shkupi    14    4    6    4    18
6. Makedonija GP    14    4    6    4    18
7. Struga Trim & Lum    14    5    3    6    18
8. Renova    14    4    3    7    15
9. Boreci    14    4    3    7    15
10. Rabotniçki    14    3    2    9    11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat