Munishi i pakënaqur

Futboll

Munishi i pakënaqur

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 15:36
Munishi i pakënaqur

Në takimin e ditës së sotme në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani ka barazuar me Trepçën’89 pa gol 0:0 në sfidën e luajtur në “Riza Lushta”.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin, derisa ka thënë se disa lojtarë iu kanë bashkuar vonë skuadrës dhe ende nuk janë në nivelin më të mirë fizik të tyre.

“Ne nuk guxojmë të jemi të kënaqur me një pikë. Them se u desh të insistojmë më shumë në pjesën e dytë në kërkim të golit.

Kundërshtari ynë mirë u organizua në aspektin defensivë. Ne i kishim marrë të gjitha masat në fazën e sulmit dhe nuk e lamë kundërshtari të ketë hapësira dhe të na rrezikoi shumë, përveç asaj ‘roveshtës’ së Manajt në pjesën e parë”, ka thënë Munishi për supersport, duke shtuar: “Gjithsesi, unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por janë disa që na u janë bashkuar vonë dhe fizikisht nuk jemi mirë. Them se kjo skuadër kur të shkon në stërvitje të përbashkëta në janar do të jetë shumë më e mirë”, ka thënë Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat