Idrizi i kënaqur me barazim

Futboll

Idrizi i kënaqur me barazim

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:13
Idrizi i kënaqur me barazim

Trepça ’89 dhe Ballkani i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0:0 në stadiumin  “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me barazimin e arkëtuar ndaj ‘portokallinjëve’

“E dominuam ndeshjen në tërësi duke krijuar një numër të madh të rasteve sidomos në pjesën e parë të lojës. Më pas u futëm më të kujdesshëm në pjesën e dytë, duke e ditur edhe cilësinë që ka skuadra e Ballkanit. Por, në përgjithësi jam i kënaqur me pikën e arkëtuar dhe atë se çfarë treguan futbollistët në këtë takim”, deklaroi Shpëtim Idrizi.

Më pas Idrizi foli edhe për dy sfidat e radhës, të cilat Trepça ’89 i zhvillon ndaj Prishtinës dhe ndaj Dritës.

“Pushimi prej dhjetë ditësh është i mirëseardhur për ne, pasi që lojtarët kanë nevojë për rigjenerim. Më pas na presin dy sfida mjaft të vështira ndaj Prishtinës dhe ndaj Dritës, por besojmë se do ti kalojmë me sukses”, përfundoi deklaratën e tij tekniku mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat