Në Serie A Lazio ndali tri pikë në konak të vetin, duke e mundur me 4:2 Leccen. Portieri Thomas Strakosha tregoi formë të mirë dhe iu gëzua trepikëshit të Lazios.
Correa (30' e 80'), Milinkoviq-Saviq (62') e Immobile (77'-nga penalltia) shënuan për Lazion dhe Lapadula (40') e La Mantia (85') për Leccen. Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha u paraqit nga minuta e 86-të për Lazion, e cila renditet në vend të tretë me 24 pikë dhe Lecce është në pozitën e 16-të me 10 sosh.
Etrit Berisha me Spal importuan një pikë nga Udunese. Ata si mysafir luajtën baras 0:0 me Udinesen.
Portieri Berisha bëri paraqitje shumë të mirë. Udinese është në vend të 12-të me 14 pikë dhe Spal i parafundit (i 19-ti) me 8.