Shqiptarët shënojnë gola në elitën e futbollit zviceran

Futboll

Shqiptarët shënojnë gola në elitën e futbollit zviceran

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 18:08
Kemal Ademi

Zurich shënon fitore me rezultat 4:2 ndaj Sionit.  Shqiptarët e Zurich-ut me të suksesshëm se ata të të Sionit. Toni Domgjoni, Benjamin Kololli luajtën standardë për Zurich-un dhe Ermir Lenjani e Bastien  Toma për Sionin. Kololli u largua nga loja në minutën e 42-të dhe  Pajtim Kasami u fut në atë të 65-tën për Sionin.  

Lenjani dhe Toma shënuan për Sionin por këto gola nuk ju kontribuuan ekipit për rezultat të favorshëm. Kramer (3'), Nathan (45+2'), Schonbachler (50') e Marchesano (75-nga penalltia) realizuan për Zurich-un dhe Toma (7') e Lenjani (13') për Sionin.

Zurich renditet në vend të katërt me 21 pikë, dhe Sion është i gjashti me 17 pikë pas 14 jave në elitën e futbollit të Zvicrës. Baseli fiton si mysafir me rezultat 3:0 ndaj Luganos. Kemal Ademi shënon në minutën e 13-të, Frei në atë të 32-tën dhe Arthur (90+4’).

Edon Zhegrova luajti titullar sikurse edhe Ademi e Taulant Xhaka për Baselin. Ademi u largua nga loja në minutën e 70-ta, Xhaka në atë të 74-tën dhe Zhegrova (84’). Baseli është në vend të dytë me 30 pikë dhe Lugano i teti me 12 sosh. Xamaxi si vendas pësoi humbje me 3:2 nga Thuni. Arbenit Xhemajli shënoi në minutën e 64-të por nuk i kreu punë për barazim Xamaxit. Castroman (48' e 52') dhe Kablan (86') shënuan për Thunin dhe Xhemajli (64') e Karlen (84’) për Xamaxin. Xhemajli, Samir Ramizi luajtën titullarë dhe Taulant Seferi futet në lojë në minutën e 86-të për Xamaxin. Ramizi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të.

Liga e Zvicrës
Lugano-Baseli    0:3
Young Boys-St. Gallen    4:3
Xamax-Thun    2:3
Luzern-Servette    1:2
Zurich-Sion    4:2

Tabela

1. Young Boys    14    9    4    1    31
2. Basel    14    9    3        2    30
3. St. Gallen    14    8    2    4    26
4. Zurich    14    6    3    5    21
5. Servette    14    4    6    4    18
6. Sion    14    5    2    7    17
7. Luzern    14    4    3    7    15
8. Lugano    14    3    4    7    13
9. Xamax    14    2    6    6    12
10. Thun    14    2    3    9    9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat