Ylli i Kosovës, gati për ndeshjet me Çekinë e Anglinë

Futboll

Ylli i Kosovës, gati për ndeshjet me Çekinë e Anglinë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 19:38
Ylli i Kosovës, gati për ndeshjet me Çekinë e Anglinë

Fidan Aliti është gati për Kosovën. Ai ka realizuar gol në Suedi, në barazimin 2-2 të Kalmar me Brage.

Pak ditë para ndeshjeve të Kosovës me Çekinë dhe Anglinë, Fidan Aliti, ashtu si edhe shumica e futbollistëve tjerë të “Dardanëve”, janë në formë të lartë.

Qendërmbrojtësi i Kosovës e ka ndihmuar Kalmarin të marrë një pikë në Suedi, duke shënuar në barazimin 2-2 me Brage.

Ai ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 61-të, për 1-0, por skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 65-të dhe ani pse shënuan edhe golin për 2-0 në minutën e 87-të, pranuan dy gola të shpejtë në minutat 88-të dhe 92’.

Aliti bëri paraqitje fantastike për 90 minuta, dhe tha se është gati për Kombëtaren e Kosovës.

“I lumtur me golin sonte”, shkroi Aliti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat