Kapiteni i Milanit pranon gabimin dhe i thur elozhe Dybala

Futboll

Kapiteni i Milanit pranon gabimin dhe i thur elozhe Dybala

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 00:29
Alessio Romagnoli

Alessio Romagnoli, kapiteni i Milanit, i intervistuar nga "Sky Sport" pas ndeshjes me Juventusin, u shpreh: "Na vjen keq, sepse luajtëm një ndeshje të madhe por rezultati ka rëndësi.

Hidhërimi na mbetet. Duhet të dalim nga situata dhe duhet ta bëjmë duke luajtur si ndaj Juventusit. Goli i Dybala?

Gjithmonë ka gabim kur e pëson. Ata mbërritën lehtësisht përpara zone dhe isha shumë përpara, por Dybala bëri një lëvizje të bukur dhe më shmangu.

Tani, të përveshim mëngët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat