Puna e trajnerit nuk po shkon mirë për Xavin, kërkohet largimi i tij

Futboll

Puna e trajnerit nuk po shkon mirë për Xavin, kërkohet largimi i tij

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Tifozët e Al Sadd bënë thirrje për shkarkimin e Xavi Hernandez të shtunën pas një tjetër disfate zhgënjyese për skuadrën e Katarit.

Thirrjet e “Xavi largohu” u dëgjuan nga shkallët e stadiumit ndërsa Al Sadd u largua nga fusha pas pjesës së parë në të cilën po humbnin me dy gola kundër Katar SC, para se ta pësonin edhe golin e tretë në pjesën e dytë.

Është një periudhë e vështirë për ish-legjendën e Barcelonës, pas një humbje 4-1 ndaj Al Duhail shoqëruar me zhgënjimin e fundit kundër Katar SC.

Sidoqoftë, pozicioni i Xavi nuk mendohet të jetë nën kërcënim. Spanjolli ende vlerësohet shumë në klub për atë që solli si lojtar.

Sidoqoftë, disa presione po fillojnë të depërtojnë ndërsa skuadra e tij qëndron 11 pikë larg liderëve të ligës Al Duhail.

Në më pak se një muaj, Al Sadd do të paraqitet në Kupën e Botës për Klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat