Enrique refuzon Arsenalin - Bota Sot
Enrique refuzon Arsenalin

Futboll

Enrique refuzon Arsenalin

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 11:46
Luis Enrique

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajner i Arsenalit.

Enrique ka qenë në kontakt me “topçinjtë”, pasi trajneri Unai Emery është pranë shkarkimit për shkak të rezultateve të dobëta.

Mirëpo, tekniku spanjoll ka thënë se nuk është i interesuar për t’u bërë trajner i klubit anglez në afatin e janarit.

Ai po preferon që të pres deri në fund të sezonit pastaj të bëhet trajner i ndonjë skuadre.

Për momentin Enrique nuk është në stolin e ndonjë skuadre pasi dha dorëheqje nga stoli i Spanjës për të qëndruar me vajzën e tij, e cila ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat